Trashëgimtarja e Topshopit, Chloe Green është shfaqur me një unazë diamanti në dorë ndërsa është në praninë e kriminelit të bukur Jeremy Meeks.
Sipas rrjeteve sociale, mendohet se kjo është një dhuratë nga ana e tij për të simbolizuar dashurinë mes tyre.
Vlera e unazës arrin në 3.8 milionë paund dhe është zbuluar nga ndjekësit prej postimeve që bëjnë së bashku.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë dhuratë pasi ata nuk kanë reaguar.
Edhe pse është folur për marrëdhënien e tyre, sidomos ndarjen e Jeremy nga bashkëshortja pas tradhtisë që i bëri me milioneren, ata kanë zgjedhur që të shijojnë lidhjen.
Ata po shijojnë përsëri pushimet të dy dhe kësaj here ndodhen në Malibu, California.
Chloe është vajza themeluesit të "Top shop" Sir Philip, i cili ka një pasuri prej 3.8 miliard paund.
Ata kanë marrë shumë kritika për lidhjen e tyre, por çifti vazhdon të qëndrojë i fortë në lidhje dhe në Malibu ata dukeshin më të dashuruar.



