Bashkëpunim në fushën e rendit dhe sigurisë, Çuçi takim me ambasadorin britanik

Bashkëpunim në fushën e rendit dhe sigurisë, Çuçi takim me ambasadorin britanik

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, zhvilloi ditën e sotme një takim me ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Çuçi tregon çështjet që diskutoi me King-Smith.

Prita sot në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Shqipëri, z.Alastair King-Smith, me të cilin diskutuam ndër të tjera për bashkëpunimin mes dy vendeve tona në fushën e rendit dhe sigurisë, si dhe vijimin e axhendës së dakordësuar me homologen Priti Patel kur ajo vizitoi Tiranën në muajin korrik të këtij viti. Asistenca dhe ekspertiza e tyre në ngritjen e kapaciteteve, teknologjinë dhe inovacionin për rritjen e efikasitetit të punës së Policisë së Shtetit janë shumë të rëndësishme për ne. Çmoj shumë edhe gatishmërinë e tyre për të na mbështetur në modernizimin e Institutit të Policisë Shkencore”, shprehet Çuçi.

Gjatë vizitës së Ministres së Brendshme të Britanisë së Madhe, Priti Patel, u nënshkrua në Tiranë Marrëveshjen e Ripranimit. Kjo marrëveshje e propozuar nga qeveria britanike pas daljes nga Bashkimi Europian, është e bazuar në modelin komunitar dhe vjen në përputhje me angazhimin e të dy vendeve tona për të frenuar migracionin e paligjshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy