Pas akuzave të forta në adresë në kryedemokratit Lulzim Basha, jo vetëm si përgjegjësi për humbjen dramatike të demokratëve në këto zgjedhje, por edhe si një rrezik për vendin, deputeti Astrit Patozi, do të dalë me një deklaratë për mediat nga selia blu.
Burime nga PD-ja konfirmojnë se deputeti Astrit Patozi do të japë një deklaratë për mediat e interesuar nga selia e PD në orën 18:00.
I pyetur nga gazeta “Panorama” se çfarë do të ndodhë sot, Patozi u përgjigj shkurt: “Në orën 18:00 do ta mësoni vendimin tim, te selia e PD-së”.
Ajo që pritet te deklaroje Patozi sot vjen vetem pak dite pas daljes se tij te forte në “Opinioin” teksa tha se “Nese nuk do te kete kandidat te denje per zgjedhjet e kryetarit te PD-se, atehere jam gati te hyj une dhe ta shpartalloj Bashen. Une e shpartalloj per 2 minuta. I njoh strukturat e partise”.



