“Dinastia Backa”, familja me 420 medalje në karate

“Dinastia Backa”, familja me 420 medalje në karate

Mirand Backa prej 29 vitesh praktikon sportin e karatesë, ku aktualisht ka marrë dhe titullin “Mjeshtër i rripit të zi 6 Dan”, ndërsa mban 83 medalje.

Rinia e tij, do të përkonte me kohën më të keqe që Shqipëria ishte duke kaluar, tranzicionin. Mirandi ishte vetëm 16 vjeç dhe duke parë filmat aksion, lindi dhe dëshira për të praktikuar sportin e karatesë.

28 Janari 1996 nuk do të harrohet lehtë për Mirandin, pasi ishte dhe ndeshja e tij e parë, ndonëse emocionet kanë qenë të papërshkrueshme, kushtet kanë qenë tepër të vështira.

Sakrificat për këtë sport kanë qenë të shumta nga Mirandi, pasi gjendja ekonomike nuk i mundësonte të ndiqte luksin e sportit, por dhe organizimi ka qenë tepër i vështirë për shkak të bllokimit të rrugëve.

Babai i tij ka qene një njeri strikt, por ai e lejoj djalin të merrte pjesë në këtë sport. Fillimet e karatesë kanë qenë të dhunshme, dhe këtë e tregojnë më së miri dhe shenjat në trupin e tij, por asnjëherë nuk zgjodhi të hiqte dore edhe pse politika e sportit nuk ka qenë në favor, ai asnjëherë nuk u tërhoq.

Sot ai gëzon një familje të shëndetshme që i bashkon pasioni madh që kanë për karatenë. Bashkëshortja e Mirandit, gjithmonë ka dashur të mësojë karatenë dhe një ndër kriteret që i ka kërkuar për të lidhur jetën me të, ka qenë të mësonte karatenë, ku dhe sot mban rripin e zi. Arsyeja e saj për të filluar ishte të provonte dhe ta kuptonte vuajtjen dhe mundimet e bashkëshortit të saj. Në trajnime dhe kompeticione, një mbështetje jo vetëm me fjalë por dhe me vepra. Sporti i karatesë nuk është vetëm për meshkuj por dhe për femra, këtë e tregon më së mirë bashkëshortja e tij, e cila u kthye një shembull për vajza të cilat duan të ndjekin sportin e karatesë.

Fëmijët Abdullai dhe Xhejda kanë nisur trajnimin në karate në moshën 2-vjeçare, sot ata befasojnë me rezultatet në këtë sport duke fituar bashkërisht motër dhe vëlla 286 medalje në total.

Abdullai është shpallur kampion i dyfishtë në Botëror, kampion i trefishtë në Europë dhe Nënkampion Ballkani, gjithashtu ai ka dalë dhe sportisti më i mirë në Kupën e Republikës së Shqipërisë në vitin 2014.

Mirand Backa sot njihet si një prej pionierëve të karatesë në vend dhe një frymëzim për këdo.

Familja Backa prej 6 anëtaresh të cilët e praktikojnë sportin e karatesë, kanë në total 420 medalje.

Kur nisi të praktikonte sportin e karatesë, Mirandi nuk e priste nga babai që t’i lejonte të stërvitej. Pavarësisht mundimeve dhe sforcimeve të Mirandit, vëllai i tij i madh u kthye në nxënësin e tij të parë.

Bashkëshortja e cila mësoi karatenë, mbetet femra e parë në Shqipëri e cila ka marrë pjesë në kompeticione të karatesë e mbuluar, një shembull të cilin sot e ndjek dhe vajza e saj.

Xhejda e cila është në klasë të 10-të në medresenë “Liria” është një kampione e shumëfishtë kombëtare dhe ndërkombëtare që nga viti 2014, fituese e 88 medaljeve, cilësohet si sportistja më e mirë në kupën “ Elbasani Open”.

Mjeshtre e brezit të zi 1 Dan në stilin Shotokan, Medaliste Ballkanike për fëmijë dhe kampione mbarëkombëtare për vitin 2022. Inspirim për të kanë qenë prindërit dhe vëllai i saj i madh.

Abdullai ka nisur stërvitjen në moshën 2-vjeçare, ku sot ai është dhe një asistent për babanë e tij. Arritjet e tij të përgjatë 18 viteve janë një frymëzim për këdo.

Kampion i dyfishtë në Botëror, nënkampion bote, i treti me medalje bronzi në kampionatin Botëror, Kampion i trefishtë në Europë dhe Nënkampion Ballkani, gjithashtu ai ka dalë dhe sportisti më i mirë në Kupën e Republikës së Shqipërisë në vitin 2014.

Për Abdullain stërvitja është kthyer ilaçi më i mirë, për të ulur stresin dhe për të menaxhuar më mirë ditën. Ndryshe Adbullai njihet dhe si djali i hekurt, pasi para 3 viteve Abdullai pati një aksident automobilistik, ku shenjat janë ende në fytyrë, por ai nuk u dorëzua dhe stërvitja intensive e sportit të karatesë, e lehtësonte të shkarkonte mllefin. Por dhe pse sfidat ishin të mëdha ai sërish arriti të dilte në vendin e tretë në kampionatin Ballkanik ku me një gishte të thyer arriti të zërë vendin e tretë.

Për mjeshtrin Mirand Backa, federata e sportit të karatesë është për të ardhur keq, pasi fondet janë tepër të ulëta, çka nuk motivon sportistet, edhe pse sportistë të shumtë shqiptarë kanë dhënë kontribute të mëdha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy