
Moska dëshiron të besojë se marrëdhëniet me Uashingtonin nuk kanë degraduar deri në shkallën e përshkallëzimit në një konflikt të plotë bërthamor.
Kështu tha të premten ambasadori rus në SHBA, Anatoli Antonov, në një video-deklaratë drejtuar pjesëmarrësve të konferencës shkencore ndërkombëtare të Akademisë Diplomatike kushtuar 60 vjetori i krizës së raketave Kubane, cituar nga Tass.
Do të doja të besoja se me gjithë vështirësitë, ne nuk i jemi afruar pragut të rrezikshëm të rënies në humnerën e një konflikti bërthamor me amerikanët.
Antonov vuri në dukje se Rusia është e përkushtuar ndaj parimit se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe se ajo nuk duhet të ndodh kurrë.
Diplomati kujtoi se SHBA ka siluruar praktikisht gjithçka që është krijuar në fushën e kontrollit të armëve në dekadat e fundit.
Perspektivat për marrëveshjet e ardhshme mbi stabilitetin strategjik mbeten të zbehta.



