Foni: Mungesa e infrastrukturës ndikon në trafikun urban, mos subvencionimi nuk lejon të investojnë në flotë (VIDEO)

Foni: Mungesa e infrastrukturës ndikon në trafikun urban, mos subvencionimi nuk lejon të investojnë në flotë (VIDEO)

Kostandin Foni, anëtar i shoqatës së transportit qytetas në studion e MCN Live ka komentuar për situatën dhe problematikat metë cilët përballet transporti urban.

Ai u shpreh se mungesa e infrastrukturës është ajo që ndikon më tepër në trafikun urban, ndërsa thekson se kondicionerët janë funksionalë në çdo mjet.

Sa i përket mungesës së investimeve për autobusët, sipas tij ajo vjen si pasojë e mungesës së subvencioneve nga ana e bashkisë.

Drupal Ad

 

 

 

Është shumë më komode të qarkullosh me transport publik në vendet e zhvilluara, ai është parësori kur ti do të shkosh diku. Ne të vetmin alternativë që kemi të transportit publik është vetëm ai me autobus. Mungesa e infrastrukturës, trafiku bënë që shërbimi që operatori ofron të mos jetë në nivelet e kërkuara.

Për temperaturat e larta kondicionerët absolutisht në çdo linjë nuk ka diskutim që të mos jetë funksional sepse një nga kushtet që flota të certifikohet është ajri i kondicioner. Nuk ka arsye pse të mos i ndezin dhe për vetë stafin që është në shërbim, mund të ndodhë për shkak të një defekti, por është e rëndësishme sepse mungesa e infrastrukturës dhe stacionet afër njëra-tjetrës është e pamundur që ajri të jetë i freskët brenda ambientit.

Në momentin që hapen dyert ajri i kondicionuar s’takohet dhe futet në funksion në momentin që mbyllen dhe niset autobusi.

Sa i përket investimeve në flotë të re, Foni tha se nuk është se operatorët nuk duan të investojnë sepse sa më i vjetër të jetë aq më shumë shpenzime ka, por mungesa e subvencionimeve nga ana e bashkive, i ngurtëson për investime në flotë të re.

Duhet që kjo flotë aktuale të rinovohet një herë në 7 vjet por mungesa e subvencioneve se bënë dot të mundur. Ky është një biznes që operatorët janë futur në këtë valle dhe e mbajnë me mish e me shpirt sepse nuk është aq fitimprurës. Ky është një biznes që varet nga të ardhurat që vjelin nga qytetarët.

I pyetur për kërkesën e rritjes së biletave, ai tha se nuk janë në luftë me bashkinë apo qytetarët.

Operatori që të mos arrinte te kërkesa për rritjen e biletës i jemi drejtuar bashkisë për lehtësimin e taksave fiskale që këta operatorë të mos ngarkohen dhe të kenë njëlloj frymëmarrje lidhur me taksat që paguajnë.

Më pas kemi bërë kërkesë për rritje çmimi në rast se bashkia, qeverisja qendrore nuk do të rëndojë qytetarët për rritjen e biletës atëherë duhet një kompensim nga bashkia apo qeverisja qendrore sepse sot që flasim është rritur gjithçka, ndërsa bileta ka mbetur po 400 lekë të vjetra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy