Andoni: Opozita më e prekshme në vend SPAK-u. Protesta e domosdoshme, por Rama s’e konsideron fare PD-në!

Andoni: Opozita më e prekshme në vend SPAK-u. Protesta e domosdoshme, por Rama s’e konsideron fare PD-në!

Analisti Ben Andoni tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se sot pret një protestë normale nga opozita, por mbetet shqetësuese apatia shumë e madhe publike.

Andoni theksoi se korrupsioni në vend dhe pjesa e menaxhimit të zgjedhjeve kërkon një qeveri teknike, por sipas tij opozita s’është ende e përgatitur.

Drupal Ad

 

 

 

Sipas Andonit opozita më e prekshme në vendin tonë është ajo që po bën SPAK-u, dhe Rama s’e konsideron fare opozitën.

"E shikoj normale, e shikoj të domosdoshme, dhe si një pjesë kërkese sot të publikut për të parë realisht qëndrimin e opozitës. Pres edhe ofertën paraprake të opozitës për ardhjen në pushtet. S’dua të bëj parashikime për pjesën e sasisë, sepse jemi në një nga muajit më të nxehtë të vitit dhe në kushte jashtëzakonisht të vështira të motit. Më shqetësuesja është një lloj apatie shumë e madhe publike, ku duket se çdo lloj proteste, qëndrimi, çdo lloj ngritje zëri pothuajse përplaset me një mur që nuk reagon. Pres një protestë të zakonshme. Duket se nuk do ketë elementë të dhunës. Përpjekja do jetë të artikulohet për korrupsionin, por s’do t’i shpëtohet thirrjes për lirimin e z.Berisha. Partizat e vogla janë me PD-në legale tani. Sa i përket grupit Basha, atje ka filluar lufta shumë e madhe për t’u identifikuar. Disa individë prej tyre do jenë sot në protestën e madhe”.

Korrupsioni në vend, pjesa e menaxhimit të zgjedhjeve, e kërkon një qeveri teknike, sipas kanoneve që bëhen në Maqedoninë e Veriut dhe zgjedhjeve greke. Më duket që opozita ende s’është e përgatitur, më shumë po merret me identifikimin e korrupsionit. Ka një pjesë protagonizmi të tyre që po ndikon në pjesën organizative të partisë. Nuk e kemi ende qeverinë në hije nga opozita. Turbulencat e brendshme atje vërtet s’janë të dukshme, por e gjitha tregon që ata akoma kanë gjëra të brendshme të papërcaktuara. Organizimi i tyre duket me triumvirat. Është z.Bardhi, z.Noka dhe elementi kryesor z.Berisha, që do drejtojë përmes të bijës, ose do organizojë në mënyrë virtuale PD-në. Kam frikë se me këtë mori ikje që ka vendi, nga ana demokratike s’do shërbejë shumë. Nuk besoj se do ketë masivitetin e protestës model së opozitës para 2 viteve. Tashmë korrupsionin e kanë para syve dhe ka një organ që gjithsesi po funksionon. Të paktën SPAK-u duket se po lëviz disa gjëra në vendin tonë. Opozita më e madhe e prekshme është ajo që po bën SPAK-u, sesa realisht kjo pjesa e përballjes së opozitës. Rama pothuajse s’e konsideron fare opozitën”.

I pyetur mbi kandidaturën e Petro Gjikurias për zgjedhjet e pjesshme në Himarë, Andoni thotë:

"Po mendoja që të paktën pjesa e opozitës, pjesa e PD, të kishin dalë me një kandidatë të përbashkët. Shqipërisë i është krijuar një handikap etnik në një zonë ku problemi etnik nuk duhet të ishte i tillë. z.Gjikuria është pjesë e federatës pan-helenike, nga ana tjetër z.Tavo është një zgjedhje që ju e dini, kur u vra Kacifas, ai bashkë me z.Dule, u munduan ta ngrinin gati në hero sjelljen e tij atij. Të dyja i bëjnë shumë keq zgjedhjeve në atë zonë. Himara është krijuar si kazus etnik pa e pasur këtë kazus, dhe Greqia do ta mbajë gjithmonë të hapur këtë kanal për t’i bërë presion Shqipërisë. Edhe z.Tavo është një përfaqësues jashtëzakonisht i fortë. Besoj do luajë të gjitha mekanizmat për të pasur kryesimin. Nuk besoj se Greqia do investohet shumë për z.Gjikuria, besoj gjithçka ia ka lënë atij dhe strukturave lokale. Çfarë donin të arrinin me Himarën ata e arritën me z.Beleri. Besoj që problemi i pronave do vazhdojë. Presidenti, pak edhe i kompleksuar, ndaj çdo gjëje që vjen nga mazhoranca, jo vetëm s’ka pritur afatet, por ka vendosur brenda një ligji, ku duhet të priste edhe dimensionin moral dhe procedurial”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy