Kryebashkiaku i Nju-Jorkut Bill de Blasio paralajmëroi se "javën e ardhshme ose tjetrën duhet të vendosim disa kufizime thelbësore" në Big Apple. “Mendoj se shërbimi brenda restoranteve do të bllokohet, palestrat do të mbyllen. Nuk jam i kënaqur me të. Askush nuk është i lumtur për këtë, por kjo është ajo që po vjen", specifikoi ai.
Këto janë rregulla që kanë hyrë në fuqi dje për disa pjesë të Staten Island, një zonë e metropolit amerikan që ka regjistruar një rritje eksponenciale të rasteve me Covid-19.
Dhe në lidhje me rrezikun e një rritjeje akoma më të madhe pas Festës së Falënderimeve, guvernatori Andrew Cuomo paralajmëroi: "Unë mendoj se nëse kemi probleme, do ta shohim këtë rreth një javë pas Falënderimeve”.



