Shkon në 3 numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë

Shkon në 3 numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë

Shkon në tre numri i personave të prekur me koronavirus në Kosovë. Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili konfirmoi se bëhet fjalë për një të afërm të 77-vjeçarit nga Vitia.

 “Sapo janë identifikuar rastet e para me koronavirusin, qeveria ka marrë masa të reja. Sot, në këtë konferencë, me keqardhje ju njoftoj për një rast të ri. Bëhet fjalë për një të afërm të pacientit nga Stublla e Vitisë që u konfirmua dje me Covid-19”, tha Vitia.

Ndërkohë dje janë konfirmuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, një 77 vjeçar nga Vitia dhe një 20 vjeçare shtetase e Italisë por që ishte me qëndrim në Klinë. Pas konfirmimit të këtyre dy rasteve, komuna e Klinës dhe Vitisë janë në karantinë.

Qeveria e Kosovës ka marrë disa masa në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë u vendos të mbyllen të gjithë kufijtë, lokalet e qendrat tregtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy