Greqi, 54-vjeçari arratiset nga spitali psikiatrik dhe plagos me thikë 4 persona

Greqi, 54-vjeçari arratiset nga spitali psikiatrik dhe plagos me thikë 4 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi, ku një 54-vjeçar ka qëlluar me thikë kalimtarët në rrugë. Të plagosur kanë mbetur katër persona. Ngjarja ka ndodhur në Zografou të Greqisë. Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit tragjik, kur autori sulmon në rrugë qytetarët me thikë.

Ato shkruajnë gjithashtu se 54-vjeçari ishte arratisur nga spitali psikiatrik. Pamjet tregojnë autorin e krimit që i afrohet pronarit të një furre buke, të cilin e godet në shpinë, më pas i plagosuri bie përtokë, 54-vjeçari nuk frikësohet dhe vazhdon ta sulmojë përsëri atë.

Aty ka ndërhyrë një person që ishte i pranishëm në vendngjarje, i cili është përpjekur ta ndalojë autorin, por edhe ai sulmohet. Kur pronari i furrës arrin të ngrihet në këmbë dhe përpiqet të largohet, 54-vjeçari shihet duke ecur i qetë, sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Ai plagosi katër persona, përfshirë një 17-vjeçar, para se të telefononte policinë.

Eja, unë kam goditur njerëzit me thikë dhe do të bëj vetëvrasje” i tha ai policisë, të cilët e arrestuan më pas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy