
Një delegacion i BE-së ka zhvilluar një vizitë dyditore në Prishtinë, ku është pritur nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministrat Behgjet Pacolli e Flamur Sefaj.
Sipas Zyrës së BE-së në Prishtinë, tema kryesore e diskutimit ka qenë siguria në rajon dhe lufta kundër terrorizmit në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.
Delegacioni i BE-së kryesohej nga zëvendëssekretari i Përgjithshëm, Pedro Serrano, nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS). Vizita është vazhdimësi e vizitave të nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor për këto çështje.
“Terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm janë sfida të përbashkëta të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe mund të luftohen në mënyrë efektive vetëm me bashkëpunim të ngushtë. Takimet gjatë dy ditëve ishin produktive në vlerësimin e sfidave dhe identifikimin e qasjeve për fuqizimin e përpjekjeve të përbashkëta në ballafaqimin me këto kërcënime. Në këtë kontekst, të dyja palët e mirëpritën që nga 13 dhjetori 2017, Kosova është partner me prioritet të plotë i Europol-it më qëllim të që forcohet më tej bashkëpunimi strategjik me BE-në”, thuhet në njoftimin e zyrës së BE-së.



