Turqi, transmetohen pamjet të reja për vrasjen e gazetarit Khashoggi (VIDEO)

Turqi, transmetohen pamjet të reja për vrasjen e gazetarit Khashoggi (VIDEO)

Televizioni kombëtar turk transmeton pamje të reja në lidhje me vrasjen e gazetarit të uashington post Xhamal Kashogi. Në pamje shihet një person që del me 5 canta, në të cilat mendohet se janë pjesët e trupit të gazetarit.

Ankaraja vazhdon të akuzojë riadin se ka gisht në vrasjen e gazetarit xhamal kashogi, duke publikuar fakte të reja.

Së fundmi Televizioni kombëtar turk TRT ka transmetuar një video regjistrim në të cilin duket një person me çanta në duar ,që largohet nga dalja kryesore e konsullatës saudite Në Stamboll. Dhe sipas televizionit turk në çantat ndodheshin pjesët e trupit të kolumnistit të "Washington Post" Jamal Khashoggi.

Gjatë videos shihet personi i cili nxjerr pesë çanta të zeza  nga konsullata saudite në të njëjtën ditë në të cilën u vra gazetari më 2 tetor dhe më pas i fut cantat bnë një makinë të zezë.

Jamal Khashoggi u zhduk më 2 tetor në konsullatën saudite ku hyri për të marrë dokumentacionin e martesës me shtetasen turke Hatice Xhengiz.

Më pas autoritet turke fajsëuan 15 persona sauditë të cilët kishin marrë pjesë në vrasjen e tij dhe zhdukën trupin duke e copëtuar atë.

Pas kritikave të shumta nga mbarë bota mbreti i kurorës saudite mohoi cdo përfshirje në vrasjen e gazetarit ndërsa kundërshtoi se të përfshirët në vrasje ishin të dërguarit e tij,në kuadër të këtyre akuzave ai riformoi qeverinë duke zëvendësuar zyrtarë të lartë.

Prova më e fortë për akuzat e ngritura së pari nga Ankaraja ka qenë regjistrimi audio nga smart watch i Khashoggit, në të cilin dëgjohet biseda para dhe pas vrasjes së tij.

Regjistrimi iu është dërguar të gjitha vendeve perëndimore, përfshirë dhe agjencitë e inteligjencës amerikane.

Gazetari i Washington Post një kritik i princit të kurorës Mohamad Bin Salman i cili jo vetëm ka kundërshtuar mënyrën e qeverisjes së tij por edhe ka nxitur të rinjtë të shprehen kundër tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy