
Eksperti i Ekonomisë Pano Soko shprehet se qeveria Rama ka marrë 4 miliardë euro më shumë borxh se kabineti Berisha dhe nuk i përdor ashtu siç duhet paratë e marra.
Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Soko tha: Borxhet që qeveria Berisha la mbrapa janë krahasuar me borxhet që qeveria Rama mori, janë si Erion Braçe me Edi Ramën. Po flasim për 2 miliardë euro që mori qeveria Berisha, dhe 6 miliardë që mori qeveria Rama. Kemi marrë 750 milionë euro borxh sivjet dhe i kemi lënë aty, nuk i kemi përdorur. Për të pasur lekët gati për çdo fantazi që i prodhon mendja kryeministrit. Projektet e mëdha në këtë vend lindin aty për aty. Do hap aeroport në Gjirokastër!”.
Soko theksoi se ndonëse Shqipëria ka rritur me 6 miliardë euro nivelin e borxhit, GDP-ja e vendit tonë është rritur me vetëm 4 miliardë euro.
Shqipëria ka rritur nivelin e borxhit 6 miliardë euro, ekonomia shqiptare nga 10 miliardë euro që ishte në 2012, sot GDP është 14 miliardë euro. Ekonomia është rritur me 4 miliardë euro. Niveli i borxhit duhet të rrisë nivelin e biznesit që të më shlyejë borxhin. Se përse po e marr? Ose e kam marrë dhe po e fus te xhepi”, shtoi eksperti i Ekonomisë.



