Për fansat e “çmendur” të Rocky Balboa kanë dalë në ankand dorezat e boksit që aktori Sylvester Stallone ka përdorur në vitin 1976.
Dorezat e boksit mund t’i gjeni përmes ankandit të drejtpërdrejtë "Entertainment Memorabilia" të Prop Store.
Këto nuk janë dorezat ikonike të kuqe që përdorte Rocky Balboa dhe që i veshi gjatë betejës së tij epike me Carl Weathers, por janë dorezat e zeza Casanova me zbukurim të bardhë që shfaqen në skenat e palestrës ndërsa traineri i Rocky, Mickey Goldmill i Burgess Meredith, e përgatit atë për luftën e jetës së tij. Sigurisht dorezat janë të përdorura dhe me disa shenja minimale dhe vlera e tyre shkon midis 12,000 dhe 16,000 $, raporton Mental Floss.
Dorezat Rocky janë ndër 870 artikujt e memorizmit kinematografik të paraqitura në ankand.




