Dështimi i 22-të për konstituimin e Kuvendit/ Berisha: Po minohen themelet e shtetit dhe demokracisë në Kosovë (VIDEO)

Dështimi i 22-të për konstituimin e Kuvendit/ Berisha: Po minohen themelet e shtetit dhe demokracisë në Kosovë (VIDEO)

As përpjekja e 22-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës nuk ka rezultuar e suksesshme.

Pavarësisht përpjekjeve të njëpasnjëshme, mungesa e votave për zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit ka lënë vendin pa një institucion funksional për javë të tëra.

Në një analizë për emisionin “MCN Live”, ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, e ka cilësuar këtë dështim me radhë, si një zvarritje të dëmshme politike që po cenon themelet e shtetit dhe të vetë demokracisë në Kosovë.

Ja ku jemi- 22 vazhdime pa rezultat. Në çdo tentativë për konstituim, mblidhen nënshkrime dhe në çdo rast firmosjeje, përfitohen mëditje. Ky është elementi i parë i degradimit moral dhe ndërgjegjësor të politikëbërjes në Kosovë.

Klasa politike po e trajton procesin si lojë kalkulimesh cinike, duke neglizhuar detyrimin për të ofruar zgjidhje dhe stabilitet institucional.

Kjo lojë e kalkulimeve cinike, kjo zvarritje po i minojnë themelet e shtetit.

Këtu nuk është çështja se a kemi apo nuk kemi deputet, nuk është çështja e kemi apo nuk kemi qeveritar sepse shteti është në autopilot dhe funksionon, por këtu është çështja se vendi ka ngelur në aspektin institucional, ekonomik dhe moral.

Problemi i vërtetë është bllokimi institucional, paraliza ekonomike dhe rënia morale. Kemi hyrë në një krizë të thellë legjitimiteti.

Sipas Berishës, qytetarët duhet të marrin përgjegjësinë për të reaguar përballë kësaj situate.

Është koha për veprim sepse kemi krizë ne themelet e demokracisë dhe vet legjitimiteti që mendoj se qytetaret duhet të vihen në veprim dhe ta ndjejnë jo vetëm nevojën për veprim por edhe përgjegjësinë.

Demokracia mbrohet vetëm atëherë kur qytetarët dhe organizatat e tyre e ndjenë përgjegjësinë personale dhe kolektive për ta mbrojtura atë. Pra, është koha për veprim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy