Shpopullimi, Pashkja: Apeli i Kishës katolike u drejtohet institucioneve por edhe vetë shqiptarëve

Shpopullimi, Pashkja: Apeli i Kishës katolike u drejtohet institucioneve por edhe vetë shqiptarëve

Dom Mark Pashkja, zëdhënës i Kishës Katolike në Shqipëri, thotë se shqetësimi i ngritur sot në Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë për emigrimin e shqiptarëve është rezultat i një vëzhgimi afatgjatë. Në një lidhje me Skype për MCN TV, Pashkja tha se me deklaratën e sotme, Kisha Katolike ka për qëllim të shkojë përtej një akti denoncues.  

Shpopullimi vitet e fundit ka qenë i vazhdueshëm. Emigrimi masiv ka qenë gjithnjë e më evident. Kisha nuk mund të qëndrojë indiferente. Emigrimi ka nisur që në ‘90, por në një kohë kur ne pretendojmë se kemi bërë hapa, shohim këtë fenomen në përmasa masive.

Akti ynë nuk është vetëm denoncues. Sigurisht që kisha katolike jo vetëm sot, por vazhdimisht kontribuon në zhvillimin social. Kisha katolike mbështet shumë projekte që kanë qëllim frenimin e këtij fenomeni. Ne jemi realë dhe konkretë, edhe pse nuk kemi mekanizma të fortë ekonomikë, por përmes projekteve dhe diskutimeve me faktorë të ndryshëm, kemi vite që merremi, ngremë zërin dhe tërheqim vëmendjen ndaj këtij fenomeni.

Pashkja thë më tej se apeli i kishës bëhet në adresë të institucioneve vendimmarrëse, por edhe vetë qytetarëve shqiptarë.

Massafra i bën thirrje ndërgjegjes së gjithsecilit. Të reflektohet nga shoqëria civile, nga vetë qytetarët dhe të zgjojmë ndjenjën e atdhedashurisë. Ne kemi shifra konkrete që i referohen komunitetit katolik, por ne nuk mund të denoncojmë vetëm një pjesë.

Konstatimi ynë bazohet në sistemin arsimor, shëndetësor. Pjesa më e madhe e atyre që zgjedhin të largohen i përkasin kësaj fashe. Emigrimi i kësaj kategorie e bën shumë më të ndikueshëm. Apeli kryesor i ipeshkvive thërret ata që janë në pozita vendimmarrëse. Pas çdo familjeje që emigron fshihet një ekzigjencë. Kisha në misionin e saj ka detyrë t’i thërrasë ndërgjegjes. Si zgjidhje e problemit të mos shikohet psikoza e largimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy