Në lidhje me ngërçin institucional të krijuar mbi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, Kuvendi i Republikës i ka kthyer përgjigjie Prsidentit Nishani duke i sygjeruar që të presë miratimin e ligjit.
Sipas procedurave anëtarët e kësaj strukture të re duhet të zgjidhen nga kreu i shtetit brenda datës 15 gusht, por kjo çështje mbetet në mesin e një ngërçi të mirëfilltë institucional pasi aktualisht ligji për qeverisjen e gjyqësorit nuk është votuar ende në Kuvend.
Në përgjigjen e tij Kuvendi i sugjeron kreut të shtetit ushtrojë kompetencën e tij në mënyrë substanciale, që do të thotë se ai duhet të presë miratimin e ligjit përkatës, ku detajohen kriteret për të cilat flet Kushtetuta.
Ndërkohë që takimet e Presidentit për këtë çështje me grupet parlamentare janë menduar të zhvillohen të marten, ky ligj i ri do të jetë gati për t’iu shpërndarë anëtarëve të komisionit ditën e hënë. Gjithashtu ligji që do t’i hapë rrugë mgritjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi pritet të votohet në të njëjtën seancë me ligjin e Vettingut dhe Byronë e Hetimit.



