
Çështja e emigrantëve ka shkaktuar përplasje diplomatike mes Francës dhe Italisë. Në përpjekje për të shkrirë marrëdhëniet mes tyre, kryeministri italian Xhiuzepe Konti foli në telefon me presidentin francez Emanuel Macron. Nuk dihet ende nëse Konti do të kryejë vizitën zyrtare të premten në Paris.



