Nevoja për të manipuluar historinë ka shoqëruar elitat politike në këto 25 vite të tranzicionit. E tillë është edhe historia e ndryshimit të datës së themelimit të PD-së.
Pas 25 vitesh, Partia Demokratike ka vendosur të ndryshojë datën e themelimit të saj. Por Tema Tv sjell në vëmëndjen e publikut deshmitë e protagonistëve të themelimit të PD për datën e themelimit. Arben imami është një prej tyre dhe në një intersvitë të dy viteve më parë ai jep detaje të themelimit të PD-së më datë 12 dhjetor dhe jo më 11 siç pretendohet nga drejtuesit aktual të kësja partie.
Themelues i PD-së Aleksandër Meksi, e uroi më 12 dhjetor ditën e themelimit duke kundërshtuar kështu verisonin e drejtuesve aktual të kësaj partie dhe festën e tyre më 11 dhjetor.



