
Teologu Miron Cako, thotë se emri i njeriut është shumë i rëndësishëm sepse tregon personin dhe natyrën njerëzore.
Duke folur në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai tha se nëse i referohemi shkrimit të shenjtë, emër ka dhe Perëndia që ia ka vendosur vetë vetes.
Sipas tij, koncepti i emrit të perëndisë nuk është një koncept që e mendojmë ne se ka një emër, por i vendosim ne.
Cako ngriti si shqetësim se sot ne nuk i japim rëndësi emrit dhe se njerëzit mbajnë një emër dhe nuk ia dinë rëndësinë dhe kuptimin.
Emri i parë ishte perëndia që vendosi njeriut Adam që do të thotë njeri i dalë nga dheu, pastaj Adami i vuri emrin gruas së tij Eva, që do të thotë nëna e të gjallëve.
Sot ne nuk i japim rëndësi emrit. Sot njerëzit mbajnë një emër dhe nuk ia dinë rëndësinë dhe kuptimin.
Ne ishim foshnja kur na i vunë emrin dhe e zgjodhën prindërit ose gjyshërit, por sot me atë emër që kemi duhet të dimë kuptimin.
Nëse ka njerëz që nuk e pëlqejnë emrin mund ta ndryshojnë emrin. Problemi është me veten e vetë, se problemi është personi se i dukej vetja si njeri tjetër.
Duke respektuar emrin ti respekton veten dhe sot shumë emra janë bërë etalon. Ndryshimi i emrit nga ana hyjnore nuk është gabim.
Edhe Zoti ndryshon emrin. Krishti ndryshoi emrin e një nxënësi të tij nga Simon në Petro-gur.
Emri im vjen nga greqishtja dhe do të thotë aromë e mirë.
Ne përdorim emrin miro, miro është një vaj aromatik që përdorim në kishë dhe simbolizon shpirtin e shenjtë.
Ne jemi degëzim, pellazgë, ilir dhe gjuha evoluon gjithmonë. Kjo mënyrë që flasim ne sot, është ndoshta e panjohur për ilirët dhe pellazgët.
Vendosja e emrave të shenjtorëve është një traditë e krishterë, që e merr si një mbrojtës, njëlloj siç merr emrin e gjyshit apo gjyshes dhe ke uratat e tij.
Zoti të jep në jetën tënde mundësinë për të bërë mirë. Njeriu duhet të zgjedhë, është i lirë dhe emri nuk të bën domosdoshmërisht njeri të mirë.
Emri është një lloj inspirim, por sot vendosen emra pa kuptim, thjesht rinim apo modern.
Duhen vendosur emra me kuptim dhe që i përshtaten vendit tonë.
Ne duhet të ruajmë identitetin e vendit tonë se bukuritë e popujve janë të ndryshme.
Duhet ta ruajmë vlerën, por pa kaluar në ekstreme dhe thënë që ne jemi qendra e botës.
Eros lidhet me demonin e erotikës, demoni i kurvërisë.



