Duhani dëmton edhe shëndetin mendor: rrit depresionin dhe na bën më apatikë

Duhani dëmton edhe shëndetin mendor: rrit depresionin dhe na bën më apatikë

Për dekada të tëra, studiuesit janë fokusuar te dëmet që shkakton duhani në shëndetin fizik të njeriut, të tilla si kanceri i mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe hipertensioni. Shumë probleme që lidhen me shëndetin mendor nuk janë eksploruar. Tani një studim i ri nga Universiteti Hebraik i Jeruzalemit- Shkolla Hadasssah Braun e Shëndetit Publik dhe Mjekësisë në Komunitet, tregon se ky duhanpirja çon në një rritje më të madhe të depresionit tek fëmijët, ndërsa bëhet shkak për më pak gjallëri dhe përshtatje në jetën sociale. Hulumtimi, i botuar në “Plos One”, në të cilin morën pjesë edhe universitetet e Beogradit dhe Prishtinës, ekzaminoi 2 mijë studentë.

Doli se ata që pinin duhan kishin nivele klinike të depresionit që ishin dy deri tre herë më të larta se moshatarët e tyre që nuk pinë duhan. Konkretisht, në Universitetin e Prishtinës, 14% e duhanpirësve vuanin nga depresioni, në krahasim me vetëm 4% të bashkëmoshatarëve që nuk e kishin këtë zakon, ndërsa në Universitetin e Beogradit përqindjet ishin përkatësisht 19% dhe 11%.

Për më tepër, pavarësisht nga kushtet ekonomike ose socio-politike, studentët që pinin duhan gjithashtu kishin norma më të larta të simptomave depresive dhe rezultate më të ulëta të shëndetit mendor (siç është vitaliteti dhe funksionimi social) sesa bashkëmoshatarët.

"Studimi ynë - thekson profesori Hagai Levine, autor kryesor i hulumtimit - shton numrin në rritje të provave që pirja e duhanit dhe depresioni janë të lidhura ngushtë. Mund të jetë shumë herët të thuhet se pirja e duhanit shkakton depresion, por duhani duket se ka një efekt negativ në shëndetin tonë mendor”. / ANSA /  / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy