Siria raporton vdekjen e parë prej koronavirusit

Siria raporton vdekjen e parë prej koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë së Sirisë ka njoftuar vdekjen e një gruaje që ishte e sëmurë me koronavirus. Gruaja vdiq të dielën pasi u dërgua në spital, njoftojnë media shtetërore, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Nëntë persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, por mjekët dyshojnë se ka shumë më tepër.

Autoritetet e vendit të dërrmuar nga lufta, kanë frikë se virusi do të përhapet me shpejtësi dhe se sistemi i kujdesit shëndetësor do të pësojë kolaps, thotë BBC. Vetëm 64% e spitaleve publike funksionojnë plotësisht dhe ka një mungesë të konsiderueshme të stafit të trajnuar, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

Gjashtë milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit në Siri, shumë prej të cilëve po jetojnë në kushte mbipopullimi në kampe me mungesë uji dhe kanalizimesh.

Qeveria e Presidentit Bashar al-Asad, i cili kontrollon qytetet më të mëdha të vendit, ka vendosur një sërë masash parandaluese: shtetrrethimin gjatë natës, kufizimin e udhëtimeve midis provincave, mbylljen e shkollave dhe universiteteve dhe ndalimin e tubimeve në xhami dhe ngjarje të tjera publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy