
"Jam shumë i trishtuar nga tragjedia që u përsërit në Mesdhe ditët e fundit: 130 migrantë vdiqën në det. Ishin njerëz, janë jetë njerëzish që për dy ditë të tëra kanë kërkuar ndihmë, e cila nuk ka mbërritur".
Tragjedinë e radhës në ujërat e Mesdheut, Papa Françesku e cilëson turp për Europën.
"Ju lutemi largohuni nga vaniteti, nga krenaria e parave: djalli hyn në xhepat tuaj, mendojeni këtë". Me këto fjalë iu drejtua ai nëntë priftërinjve të shuguruar në “Shën Pjetër”.
"Qëndroni të varfër, pasi njerëzit e shenjtë besnikë të Zotit janë të varfër. Njerëz të varfër që i duan të varfrit. Mos u bëni arrivistë”, tha ai.



