Kulturat e reja bujqësore/ Merja: Fermerët hasin probleme pas korrjes! Shteti të subvencionojë të rinjtë

Kulturat e reja bujqësore/ Merja: Fermerët hasin probleme pas korrjes! Shteti të subvencionojë të rinjtë

Sipërmarrësi Ylli Merja deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se pjesa më e madhe e fermerëve që kultivojnë bimë medicinale hasin probleme me këto kultura pas korrjes dhe vjeljes. Sipas tij, nëse njerëzit janë më të kujdesshëm fitimet që ato do nxirrnin do ishim të mjaftueshme.

Duke vijuar më tej, Merja tha se Shqipëria është shumë e pasur me bimë të egra medicinale.

Nëse bëjmë krahasim me vitet e para të demokracisë, sipërfaqet kanë qenë pak dhe ato ekzistuese kanë qenë  mbjellë nga ndërmarrjet, si plantacionet me dafinë, pak me borzilok në Cërrik, sot po shkon drejt një përhapje jo vetëm në Malësinë e Madhe por edhe në pjesën verilindore, por dhe në Korçë, Pogradec, Bilisht, por dhe në Kukës dhe Tepelenë.

E përgjithshmja e të gjitha këtyre bimëve është që në vendin tonë fermerët iu çedon puna tek ajo e manipulimit pas korrjes. Këta fermerë që korrin sherebel e lënë gjatë në diell dhe fillon të pësojë një farë djegie dhe më pas pëson humbje të vlerave. Efekti i rrezeve është shkatërrues dhe këta fermerë duke ditur që ia humbasin një pjesë të verave kërkojnë ta shesin produktin, por mëshojnë tek dhënia e produkti me çmim të ulët, aq sa ndonjëherë  nuk mbulon as koston minimale. Shërbimet ia bëjnë mirë, por fermerët harrojnë që bima ka acide organike dhe i humbin vlerat. Ky manipulim duhet të korrigjohet tek të gjithë fermerët.

Vendi ynë është i begatë, nuk janë ato 4 mijë hektarë, por janë me mijëra, Shqipëria është thesar i vërtetë nga natyre. Janë bimë të egra që duan vetëm një njeri që të jetë i kujdesshëm, të mos e shkulë, të mos e keqtrajtojë sepse ajo ka shumë vlera në treg. Njerëzit nuk janë më elastikë siç ishim ne që shpenzimet i nxirrnim, nga bimët medicinale. Mbi 100  bimë mblidheshin në Tepelenë, sot shumë pak. Ai që e mbledh, i them që nuk dinë se çfarë po bëjnë.

Unë kërkoj bashkëpunëtorë, që të mbjellim dhe të sigurojmë të ardhura. Këta duhet të rrisin të ardhurat duke përmirësuar manipulimin e bimëve, këtu e humbasin, nga keqtrajtimi që bëhet pas korrjes dhe vjeljes, duke e mbajtur gjatë në thasë. Ata që  arrijmë të mësojmë, janë të kënaqur nga të ardhurat.

I pyetur për iniciativën për legalizimin dhe mbjelljen e kanabisit Merja tha:

Njerëzit të punojnë tokën dhe të mbarështojnë kulturat që nuk janë të rrezikshme. Unë shkoj në Gjermani për një bashkëpunim me të huaj p.sh. ai kërkon domate jeshile 2 mijë ton në vit. A mund të prodhohen në Lushnje? Po. A ka koordinim të mirë? Jo.

Ndoshta kjo realizohet, do të ketë problematika shoqërore.  Tek ajo do të fitojnë 2, 3,10 veta të tjerë do rrezikojnë. Në vendin fqinj vetëm disa janë të kënaqur. Ato futen në valle me kosto të madhe, duhet t’i qëndrosh roje produktet që nga mbjellja e farës, pse të fle me automatik tek koka.

350 bimë të egra të natyrë i kemi në të gjithë sipërfaqen . Mund të mbillen shumë bimë duke lënë pas kanabisin.

Fermerëve nuk i vihet në dispozicion asnjë informacion. Ata e mendojnë në mendjen e tyre, e  aplikojnë në terren dhe e shohin nëse janë fitimprurës një apo kultura që ata mbjellin. Jam i bindur se nëse 30% e te rinjve do të kishin dorën e ngrohtë do të rrinin në vend. Nuk ka njeri që të orientojë, që të thotë, trendi në tregun botëror është kjo. Shteti duhet të fuqizojë të rinjtë që duan të merren me këtë punë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy