Një ditë para se të merret vendimi i vettigut, demokratë kanë dërguar në Gjykaten Kushtetuese nje tjetër ligj të reformës në drejtësi.
Sot përfaqësuesit e PD-se kanë depozituar në Kushtetuese ankimin kundër ligjit për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë. Ky është ligji me voluminoz i reformës ne drejtësi me 291 nene dhe rregullon funksionimin e 5 institucioneve; e pavarësisht tentativave për t’iu lëne kohe palëve për negociata, edhe ky draft kaloi pa konsensusin e opozitës.
Sipas demokratëve parashikimet ligjore per 2 institucione, Këshillin e Larte Gjyqësor dhe Këshillin e Larte te Prokurorisë jane antikushtetuese. Ne mënyre specifike juristet e opozitës sqarojnë se formula e përcaktuar ne ligj per zgjedhjen e 5 anëtareve nga parlamenti ne te dy këto institucione është ne shkelje te ligjit themeltar te shtetit.
Formula per zgjedhjen e 5 anëtareve nga parlamenti ne Këshillin e Larte Gjyqësor dhe ate te Prokurorisë, ishte pika e fundit qe u negociua mes partive politike ne 21 korrik e qe çoi ne miratimin me unanimitet te ndryshimeve kushtetuese. Kushtetuta përcakton se 2 anëtare zgjidhen nga avokatet, 2 nga trupa e pedagogeve dhe nje nga shoqëria civile.
Këshilli i Larte Gjyqësor dhe Këshilli i Larte i Prokurorisë janë dy institucionet qe emërojnë gjyqtaret dhe prokuroret e posaçëm qe do te luftojnë korrupsionin tek zyrtaret e larte, Byroja Kombëtare e Hetimit nuk mund te ngrihet pa u ngritur Prokuroria e Posaçme. Ne rast se Gjykata Kushtetuese ndjek te njëjtën logjike si me vettingun dhe e pezullon; atëherë bllokohet edhe ngritja e strukturës se posaçme qe do te luftoje korrupsioni.



