Kryeministi i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se homologu i tij shqiptar Edi Rama, kancelarja Angela Merkel dhe Emanuel Makron i kanë kërkuar që të hiqet taksa 100%.
Ndërkohë për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi është e qartë se pa SHBA-në, askush nuk mund të bëjë përpara në Ballkanin Perëndimor.
Duke e cilësuar samitin një dështim, Thaçi tha se BE-ja është e dobët dhe shumë e ndarë.



