Lirohet nga detyra prefekti i Elbasanit

Lirohet nga detyra prefekti i Elbasanit

Prefekti i Qarkut të Elbasanit Spiro Maliqi është liruar nga detyra. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë. Në vend të tij është emëruar Majlinda Perriu.

Vendimi

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Spiro Maliqi, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.

Znj. Majlinda Perriu emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Në mbledhjen e sotme ndryshime u bënë edhe në kupolën e prefekturës së Tiranës. Afrim Qendro zuri vendin e Mersin Muratajt në postin e prefektit të këtij qarku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy