Në mesazhin e tij drejtuar Presidentit amerikan Donald Trump, Papa siguron lutjet e tij dhe shpreson se, “i frymëzuar nga idealet e Kombit, një tokë e mundësive dhe e mirëseardhjes për të gjithë, shpresoj që nën udhëheqjen tuaj populli amerikan të përparojë dhe të angazhohet gjithmonë për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, në të cilën nuk ka vend për urrejtje, diskriminim apo përjashtim”.
Papa Françesku beson se Presidenti i SHBA do të japë kontributin e tij për ndërtimin e paqes në botë.
Ndërsa familja jonë njerëzore përballet me sfida të shumta, për të mos përmendur fatkeqësinë e luftës, i lutem Zotit që të drejtojë përpjekjet e tij në promovimin e paqes dhe pajtimit midis popujve.
Me këto ndjenja, uroj për ju, familjen tuaj dhe popullin e dashur amerikan një bollëk bekimesh hyjnore.
Kështu shkruan Papa në mesazhin e tij drejtuar Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në ditën e inaugurimit të tij.



