Itali, lirohet killeri serial, vrau një tregtar dhe tre prostituta mes tyre dhe një shqiptare

Itali, lirohet killeri serial, vrau një tregtar dhe tre prostituta mes tyre dhe një shqiptare

Killeri serial italian, Andrea Matteuç,  i cili u dënua për vrasjen e një tregtari si dhe tre prostitutave, është liruar. 54-vjeçari ishte dënuar më 1998-ën me 30 vjet burg, për vrasjen e tregtarit në vitin 1980 dhe prostitutave ku njëra prej tyre ishte shqiptare mes viteve 1992 dhe 1995.

Ndërkohë, ai u akuzua dhe për tentativë vrasje të një vajze. ‘Corriere.it’ shkruan se 54-vjeçari ishte shtruar në spitalin psikiatrik në Reggio Emilia, ndërsa tashmë ai mund të kthehet në një spital të kujdesit mental në Valle d’Aosta. Matteuçi ishte shpallur i sëmurë mendor me një vendim prokurorie.

Viktima e parë ishte Dominic Raso, 50 vjeç, një tregtar fruta perimesh, të cilit Matteuçi e vrau me thikë mbrëmjen e 30 prillit të vitit 1980. Për këtë vrasje u burgosën në atë kohë 4 të rinj, por më pas u liruan.

Ishte pikërisht Matteuçi ai që rrëfeu se kishte kryer dhe krime të tjera, siç ishte vrasja e Daniela Zago-s, 30 vjeçe, nga Torino në 1992-in, në ’94 Clara Omarei Bee, 26 vjeçe, nga Nigeria, 20-vjeçaren Albana Dakovi në vitin 1995 nga Shqipëria. Të gjithë u vranë dhe u dogjën. “I vrava sepse shisnin dashuri”, tha Matteuçi para hetuesve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy