Zgjedhjet lokale, opozita afat deri më 31 maj për dorëzimin e listave të komisionerëve

Zgjedhjet lokale, opozita afat deri më 31 maj për dorëzimin e listave të komisionerëve

Me gjithë kërkesën e vazhdueshme të opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, mësohet se opozita ka shfaqur indikacionet e para për përgatitjet për zgjedhjet lokale në qershor.

Ditën e hënë, Lulzim Basha në mbledhjen e kryesisë së PD-së, ka porositur funksionarët demokratë që të punojnë me listat e zgjedhësve, në mënyrë që secili përgjegjës për zonën zgjedhore të marrë listat e zgjedhësve të qendrës së vet të votimit, dhe të bëjë evidentimin e elektoratit të mundshëm të PD-së. Mësohet se kjo përgatitje është në funksion të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Megjithëse data 18 mars ishte afati përfundimtar për opozitën për dorëzimin e listës me emrat e komisionerëve për administrimin e zgjedhjeve lokale, duket se sipas KQZ-së, qëndron edhe një tjetër afat për propozimin e komisionerëve.

Nëse Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim vendosin të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, ata kanë edhe një tjetër mundësi, e parashikuar në ligjin zgjedhor, që është edhe afati i fundit për propozimin e komisionerëve, më datën 31 maj. Meqë zgjedhjet lokale do të mbahen në datën 30 qershor, opozita ka afat deri në 31 maj për të propozuar anëtarët e KZAZ-ve.

Pos kësaj, opozita gjatë gjithë kësaj periudhe, ka qenë përballë një presioni nga të gjitha anët për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Ditë më parë prezenca e OSBE-së bëri thirrje opozitës për të dorëzuar listat e komisionerëve në KQZ, sikundër edhe BE dhe SHBA të cilët kanë kritikuar opozitën dhe prerazi janë kundër bojkotit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy