Artan Fuga i ftuar në emision Bilardo në MCN ka komentuar lidhur me marrëdhënien e tij me gënjeshtrën dhe nëse ai vetë gënjen. Fuga shpjegon se të gjithë njerëzit gënjejnë dhe se askush nuk mund ti shpëtoj asaj. Sipas tij, ajo që disa njerëz mendojnë se nuk gënjejnë është fakti se nuk e kuptojnë konceptin mirë të gënjeshtrës, pra ata gënjejnë por nuk e kuptojnë.
Megjithëse jemi në prill mund të them të vërtetën? Para një muaj kam qenë në një laborator shkencor të huaj dhe dikush hapi fjalën tha shiko do më thuash të vërtetën. Unë i thash shiko unë do të them të vërtetën sepse në përgjithësi gënjej, biles të gjithë gënjejmë. Ishte një kolege që reagoi dhe tha si thua ti kështu se unë nuk gënjej dhe unë i thash dëgjo ti nuk e ke konceptin mirë të gënjeshtrës dhe po të rri ta shpjegoj do ta kuptosh se ti gënjen, por problemi jot është se ti gënjen pa e kuptuar.
Më tej ai shprehet se vetë Fuga ndan atë që quhet gënjeshtër e qëllimtë dhe thotë se këto gënjeshtra nuk i bënë.
Gënjeshtra pa e kuptuar unë e di filozofikisht që nuk i shpëton dot njeri. Unë mund ti referohem mendimit filozofik më tej nuk jam në gjendje dot të shkoj, por po të shohësh Platonin ai përjashton të gjithë ata artistë që mendon se janë të dëmshëm për qytetin në momentin kur ata janë artistë të një arti vizual se dhe me veshë kur është fjala për një muzikë të caktuar apo dhe një pikturë të caktuar, sepse ai thotë përgjithësisht shqisat janë objekte iluzioni. Ato që ne shohim me sy nuk ka asnjë provë filozifikisht që është ajo që është në të vërtetë dhe bazuar te Platoni filozofia moderne ndan sendin për ne dhe sendin në vetvete. Ajo që ne kapim me anë të shqisave nuk është ajo që sendi është në vetvete dhe një filozof është i qetë me të, është sa modest dhe cinik, sa dhe nuk mund të gënjehet dot kur dikush thotë se unë po paraqes atë që shoh, ne aty fillojmë dhe qeshim dhe kuptojmë se shqisat dhe gabojnë.



