Covid-19- gjatë 24 orëve: Mbi 300 të infektuar dhe 2 të infektuar

Covid-19- gjatë 24 orëve: Mbi 300 të infektuar dhe 2 të infektuar

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 2,706 testime të kryera kanë rezultuar të infektuar 309 persona dhe 2 humbje jete. Rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 146 në Tiranë, 31 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Skrapar, Elbasan, 7 në Durrës, Kavajë, 6 në Mallakastër, Korçë, 5 në Kamëz, Delvinë, Gjirokastër, 4 në Kurbin, Krujë, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Belsh, Gramsh, 3 në Tropojë, Selenicë, Memaliaj, Devoll, 2 në Shkodër, Lezhë, Mirditë, Dibër, Lushnje, Himarë, Këlcyrë, Berat, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Shijak, Vorë, Mat, Rroskovec, Sarandë, Poliçan, Cërrik, Librazhd.

Janë 5,554 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid-19 po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv; Një qytetare nga Tirana 47 vjeç dhe një qytetar nga Kavaja 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 386 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194,838 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore     309

Të shëruar në 24 orë    386

Të shtruar në spitale    145

Humbje jete në 24 orë   2

Testime ditore         2,706

Testime totale       1,419,120

Raste pozitive        203,524

Raste të shëruara     194,838

Raste Aktive           5,554

Humbje jete           3,132

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë      2,718

Fier         623

Gjirokastër   567

Shkodër     379

Durrës       313

Berat        225

Elbasan      242

Vlorë        182

Lezhë        121

Korçë        89

Kukës        48

Dibër        47

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy