Argita Mallezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, në një prononcim për mediat në protestën para bashkisë tha që korrupsioni ka arritur përmasa të pakonceptueshme, ku paratë e buxhetit të shtetit shkojnë menjëherë në xhepat e pushtetarëve. Malltezi tha se SPAK nuk po heton Veliajn, por ka një përpjekje për ta minimizuar veprën penale në “shpërdorim detyre”.
Ju shikoni se si zullumi është trashur kaq shumë, saqë ka arritur përmasa të pakonceptueshme më përpara. Paratë e buxhetit të shtetit shkojnë menjëherë në xhepat e pushtetarëve, ditën për diell dhe më pas justifikohen nga Veliaj. Këto janë gjëra që nuk ndodhin kurrë nëse nuk ka titullari pjesën e tij në fitime. Nuk keni parë hetim nga SPAK ndaj Velaijt. Ka tentativa për ta minimizuar kualifikimin e veprës penale në shpërdorim detyre, ndërkohë që kjo është vjedhje qindra flagrante qindra milionëshe. Protesta dhe reagimi popullor do t’i shërbejë jo vetëm rrëzimit këtij sistemi dhe modeli që është kancer i shoqërisë shqiptare, por në radhë të parë për çeljen e rrugës së një modeli të qëndrueshëm për të gjithë ata që duan të banojnë në Shqipëri”.



