Rama: Opozita në Shqipëri, si talebanët në Afganistan

Rama: Opozita në Shqipëri, si talebanët në Afganistan

Kryeministri Rama  reagoi për shkresën që kryebashkiakja e Shkodrës ka lëshuar për PS-në, duke mos i dhënë leje për takimin elektoral të pasdites. Gjatë fjalimit në Kuvend, Rama tha se PD ka humbur busullën dhe po përdor drejtuesit vendorë për të penguar fushatën.  

Sot ne kemi planifikuar takimin në Shkodër, çfarë po ndodh, për herë të parë nga viti 1991 qysh se kemi nisur fushatën rishfaqet fenomeni i dëshpëruar në shëmtinë e vet i antimitingashëve. Ka pasë Shqipëria edhe momente të rënda po ka pas konsensus mes forcave që nuk pengohet aktiviteti i tjetrit, enveristët fanatikë të 91 që përpiqeshin t’i zinin rrugën PD-së së sapolindur sot rishfaqen në grahmat e asaj partie që ka humbur totalisht busullën dhe që rrogtarët e paguar në nivel vendor po i përdor siç përdorte aso kohe PPSH disa falanga njerëzish pa të ardhme”, tha ai.

Rama tha se situata aktuale politike i ngjan asaj në Afganisan, por sipas tij, maxhoranca ka mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar.  

Talebanët kanë marrë të njëjtën orvatje për të penguar zgjedhjet në Afganistan. Ne kemi një komunitet ndërkombëtar që nuk është 99%, por 100% në krah të popullit shqiptar për të garantuar të drejtën e zgjedhjeve. Të harrojnë se me ish-mandatin e tyre do të vijojnë të bëjnë atë që bënin nëpër komisariate kur kishin mandate”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy