Malësi e Madhe/ Dhunohet për vdekje 47-vjeçarja, gjendet e pajetë në banesë

Malësi e Madhe/ Dhunohet për vdekje 47-vjeçarja, gjendet e pajetë në banesë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme ku një grua është gjetur e pajetë dhe me shenja dhune në trup.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, në banesë, ndërsa kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur shtetasen V.G., 47 vjeçe, pa shenja jete.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se ndaj shtetases V. G., mund të jetë ushtruar dhunë fizike e cila mund të jetë edhe shkaku i vdekjes së saj.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

 Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy