Skandali me barnat e rimbursueshme/ Jakaj e Toma: Kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal (VIDEO)

Skandali me barnat e rimbursueshme/ Jakaj e Toma: Kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal (VIDEO)

Një skandal i ri ka dalë në dritë lidhur me rimbursimin e barnave, pasi kompania italiane "Chiesi", e cila është furnizuesi ekskluziv i tregut shqiptar, bëri me dije se janë rimbursuar nga Fondi Shqiptar i Sigurimeve Shëndetësore barna në sasira shumë herë më të mëdha se sa kishte furnizuar kompania italiane. 

Ish-kryetarja e Urdhrit të Psikologut Diana Toma dhe Benik Jakaj ish-kreu i Qendrës së Kontrollit të Barnave në një intervistë për edicionin e lajmeve në Mcn Tv, theksojnë se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal. Sipas tyre skema nuk mund të realizohet pa bashkëpunimin e institucioneve shtetërore. 

Po ashtu vihet në dukje se Ministria e Shëndetësisë është institucioni përgjegjës, dhe verifikimi mund të bëhej fare thjesht nga kryqëzimi i të dhënave mes Agjencisë e Kontrollit të Barnave dhe Fondit të Kujdesit Shëndetësor.

Diana Toma shprehet:

"Nuk do të jepja vlerësim për situatën konkrete, pasi nga informacioni që unë kam, janë organet që kanë kompetencë për zbardhjen e ngjarjes, dhe i ka kaluar instancave përkatëse. Kjo situatë nuk më çon më larg se 10 vjet më parë, kur kishim një gropë të madhe me skemën e rimbursimit, ku parimi i vjedhjeve ishte receta fiktive, fatura fiktive dhe zhvatja e fondeve. Firma farmaceutike thuhet se denoncoi, imagjinoni sa i madh është problemi.

Shteti shqiptar s’ka asnjë hallkë menaxhimi, por edhe kontrolli?! Unë mendoj që po. Ku është ky mekanizëm kontrolli? Kemi një Agjenci të Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore dhe Ministrinë e Shëndetësisë, që jep lejet e importit të barnave, të regjistruara dhe të paregjistruara.

Një kontroll, përplasje të dhënash mes agjencisë, importuesve/shpërndarësve, farmacive, nxjerr fare mirë nëse kemi përputhshmëri apo jo të barit të rimbursuar. Në 2015 u etiketuan aktivitete private si abuzues, por asnjëherë s’u përmend që dakordësia apo “koka” është në këtë institucion, Fondi. Unë këtë e bëj bashkëfajtor. Jo se e bëj unë, por historitë kështu dolën në 2015, që drejtues të tij ishin pjesë e skemës së abuzimit. Unë këtu shoh një grup të strukturuar, jo këtë histori, por referuar historisë së 2015-ës po. Sepse kishim ndarje të detyrave lidhur me plotësimin e faturave fiktive, receta fiktive, ekzekutimin, mosverifikimin dhe rimbursimin e recetave fiktive. Janë këto tre pika, kupola është Ministria e Shëndetësisë, institucioni që e realizon është Fondi i Kujdesit Shëndetësor. Kemi edhe një Agjenci të Kontrollit të Barit, që është në dijeni të sasisë së importuar. Kemi edhe importuesit privatë. Janë depot farmacuetike dhe importues-shpërndarësit që sjellin barin dhe farmacitë që ia japin pacientit".

Benik Jakaj thotë:

“Kjo është e paralajmëruar me kohë dhe me vite. S’është çështja e CFO Pharmës dhe shumë CFO Pharmave të tjera. Abuzues në treg ka pasur, ka dhe do të ketë gjithë jetën. Problemi është sa të afta janë institucionet shtetërore për të frenuar abuzuesit.

Kemi një pikë uji në oqean që e diskutojmë sot, në bazë të denoncimit të një prodhuesi, sepse ka rezultuar më shumë barna të rimbursuara nga sa importuesi ka importuar për Shqipërinë. Kjo është indicie për të parë skandalin e madh në këtë sektor, dhe në mënyrë specifike me rimbursimin e barnave, dhe paaftësinë e Agjencisë së Barnave. Vetëm një kontroll i lehtë mes Agjencisë së Barnave dhe Fondit e gjen sasinë e barnave të importuara dhe sasinë e rimbursuar të tyre.

E kam të pamundur t’u vë emrin personave që i ndajnë këto miliona. Këto fonde i siguron ngritësi i skemës, që është privati. Gjëja është aq e madhe dhe papërgjegjshme nga institucionet shqiptare, saqë detyrohet një prodhues të ngrejë alarmin. Detyrohet një kompani o qeveri më keni dhënë miliona euro më shumë se sa kam importuar ilaçe! Sikur të bëjë një analizë vjetor Agjencia e Barnave dhe Fondi i Rimbursimit, për pak minuta dihet sasia e barit të importuar. Kjo është skemë e pastër korruptive, grup i strukturuar kriminal. Kur bëhen gjithë këto institucione bashkë, në një vjedhje të hapur. Me këto skema vidhen miliona miliarda euro në Shqipëri”. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy