Mjeku Kita Sallabanda thotë se pavarësisht se virusi SARS-CoV-2 është dobësuar, vaksinimi mbetet arma më e fuqishme kundër tij. Në një lidhje Skype me studion e lajmeve në MCN TV, Sallabanda tha se Covid-19 po shkon drejt kthimit në një sëmundje endemike. Megjithatë, vijon monitorimi për variantet e reja.
Në Shqipëri duhet të vazhdojë vaksinimi. Po shkojmë drejt kthimit të kësaj sëmundjeje në sëmundje endemike. Por nuk jemi 100% të garantuar që nuk do të ketë një variant të ri. Masat mbrojtëse do të na ndihmojnë të shkojmë drejt pandemisë. Por duhet të monitorojmë nëse do të ketë një variant të ri, pavarësisht se ai mund të jetë më i dobët se Omicron.
Ndwrsa Europa po i braktis masat, Sallbanda thotw se tw njwjtwn gjw duhet tw bwjw edhe Shqipwria.
Sipas parashikimeve të ekspertëve në prill heqim masat. Kemi një rënie të numrit të të infektuarve. Situata është e favorshme. Sa i përket Shqipërisë, atje ekziston ende varianti Delta dhe varianti Omicron. Duhet të lirohen masat. Por problem nuk janë masat, të cilat nuk zbatohen. Kështu që nëse i lironi nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh.
Nëse ne kemi përmirësuar të dhënat, është se në Europë është bërë një vaksinim masiv i popullatës. Arsyet e rënies së numrave kanë qenë dy: vaksinimi i popullatës dhe numri në rritje i atyre që kanë siguruar imunitet natyral. Mbrojtja nuk ka qenë e plotë. Çështja e vaksinimit për mua duhet të vazhdojë në Shqipëri.



