
Xhevair Ngjeqari, inxhinier tha në studion e MCN Live se ka nevojë urgjente për një plan 5-vjeçar që të ristudiohen të gjitha zonat e përmbytura së bashku me ndërtimet që janë bërë pa kriter.
Ka nevojë urgjente për një plan 5-vjeçar që të ristudiohen të gjitha zonat përmbytëse së bashku me ndërtimet që janë bërë pa kriter.
Ka trashëgimi ndërtimesh që përkeqësojnë përmbytjet. Ka nevojë urgjentisht që të bëhen studime të azhornuara së bashku me ndërtimet. Kjo nuk zgjidhet me një mbledhje apo me një vit. Bëhet një plan 5-vjeçar, të bëhen investimet përkatëse, investimet të shkojnë tek këto qarqe dhe të kontrollohen nga specialistët.
Po ashtu Ngjeqari tha se është detyrim ndërtimi I digës së Kalivaçit.
I vetmi shpëtim i detyruar është ndërtimi i digës së Kalivaçit që u ndërpre. Diga e Kalivaçit nuk ka punë me Vjosën e egër, siç i vuri epitetin një injorant.



