Papa: Shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë, liderët e BE do shohin se Shqipëria reale nuk është ajo e Ramës (VIDEO)

Papa: Shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë, liderët e BE do shohin se Shqipëria reale nuk është ajo e Ramës (VIDEO)

Gazetari Robert Papa, për deklaratën e zëvendësndihmës sekretarit amerikan të shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Eskobar i cili kërkoi nga partitë politike që të heqin nga listat e tyre zyrtarët të cilët janë të përfshirë në korrupsion, si e vetmja rrugë për të ecur përpara drejt Bashkimit Europian, i sheh si fjalë në erë.

Në një lidhje me studion e lajmeve në MCN Tv, ai deklaroi se si ide duket diçka utopike se dhe në SHBA ka plot të akuzuar për korrupsion.

Akuza madhore ka ndaj Biden. Amerika duhet të zgjedhë figura të tilla që të flasin në mënyrë të qartë. Escobar është një burokrat që ka dështuar me politikat e departamentit në Shqipëri.

Trump u orvat shumë të luftonte këtë klasë burokratësh, pëlqejnë Uashingtonin si stil jete dhe kur ikin nga DASH shkojnë dhe punojnë në Këshillin Atlantik. Shoh thjesht fjalë në erë.

Ndërsa deklaratën e Sali Berishës me pretendimin se do bëjnë protestë paqësore, nuk është tërhequr nga protesta e 6 dhjetorit madje ai tha se nëse Rama kërkon përballje populli është gati, Papa deklaroi se vendet e mëdha heshtin kur protestojnë vendet e vogla dhe shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë.

Gjithkund në botë proteston e majta, nuk proteston e djathta. Por në Shqipëri çdo gjë është kthyer mbrapsht, e vetmja gjë që i ka ngelur opozitës është të protestojnë. Zgjedhjet vidhen, shqiptarët ikin, çmimet rriten.

E di që do të heshtë koreania Kim. Shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë, pavarësisht se kush i thërret, aq më tepër duke shfrytëzuar një moment të tillë kur janë liderët e BE, se ne kemi dy vite që kemi rënë pre e vëllazërisë së Serbisë.

Nuk mendoj se mund të japin mendime të vyera diplomatë të huaj. Kur populli e ndjen veten i gjunjëzuar në mënyrë të padrejtë reagon.

Armët gjithmonë i ka marrë e majta! Si harrohet ‘97-ta, si harrohen diplomatët. Unë jam për liderët e votuar me votë, jo për burokratët. Efektin mund ta ketë dhe për imazhin e Shqipërisë.

Mund të ketë ndonjë thënie e tillë, duhet të ndodhë thyerje, djegie që të dalin në mediat e botës. Ata liderë të BE do ndeshen me një ide tjetër, se nuk është Shqipëria reale, Shqipëria e Ramës.

Aktualisht mbështesin këtë qeveri, por media perëndimore ka shkrime ku thuhet se krimi i organizuar kontrollon segmente të qeverisë Rama dhe Shqipëria jeton në një krizë jo vetëm ekonomike, por dhe etike dhe morale.

Prishja më e madhe e imazhit është kur në vitin 2022 të kemi gomone, njerëz që rrezikojnë jetën si afrikanët të cilët edhe mbyten në Mesdhe.

Është skandaloze që shqiptarët pas 30 vitesh ndodhen në pozitë të tillë që të ikin nga vendi. Ai vend nuk duhet të ngelet i zbrazët.

Kush do vij në Shqipëri? Apo janë filozofia, idetë e vjetra të Beogradit dhe Athinës? Nuk mendoj se prishet imazhi.

Do vij dhe Mitsotakis! Një grupim për të drejtat e Çamërisë, duhet të protestojë.

Sa i takon shpalljes non grata të Berishës, ku ka sulmuar ambasadorët e SHBA dhe të Britanisë së Madhe në Tiranë, Papa tha se kjo është betejë personale e tij dhe ka zgjedhur ta hedhë në gjykatën e Francës dhe se ka të drejtë pasi ndihet i ofenduar.

Nuk ka vazhduar me Departamentin e Thesarit, duket se vendim politik. E ndjen se sulmet e ambasadorëve e kanë kaluar cakun politik.

Berisha ndihet i fortë, se e ka betejën e jetës së tij. Diplomatët e huaj duhet të dinë të sillen me ne, nuk jemi republikë bananesh.

Nuk mund të shpallet fajtor askush, pa pasur vendim gjykate. Korrupsion ka gjithkund, por është gjykata që vendos. Non grata më duket non sens.

Amerikanët duhet ta pranojnë se diçka nuk shkon në stilin e politikës së tyre.

Ndërsa për primaret në Partinë Demokratike ku të dielën do dalin kandidatët për zgjedhjet vendore, ai vlerësoi Belind Këlliçin, Adriana Kalanë dhe Ilir Alimehmetin, ndërsa primaret i cilësoi si diçka të re, ndonëse nuk bëhen si në Amerikës.

Sipas tij, kushdo të fitojë në primaret e Partisë Demokratike është në epërsi ndaj kryetarit në ikje të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, duke thënë se në 8 vite Shqipëria është shpërfytyruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy