Kur ia beson restaurimin njeriut të gabuar (FOTO)

Kur ia beson restaurimin njeriut të gabuar (FOTO)

Njohësit e mirë të artit në Spanjë po kërkojnë hartimin e rregulloreve të reja sa i përket restaurimit të veprave të artit. Reagimi vjen pas restaurimit përçudnues që iu bë pikturës së shekullit të XVII nga një restaurures mobiljesh.

Rasti u publikua në mediat lokale, ku shfaqet kopja e “Ngjizjes së papërlyer”, një pikturë e famshme e artistit të shekullit të XVII, Bartolomé Esteban Murillo, e dëmtuar pas restaurimit amator.

Detyra i ishte ngarkuar nga një koleksionist arti një restauruesi mobiljesh, i cili kërkoi 1 200 € për restaurimin. Rezultati nuk ka asnjë lidhje me origjinalin dhe duket një karikaturë e tij në tentativën e dytë.

Unë nuk mendoj se ky djalë - ose këta njerëz - duhet të konsiderohen restaurues", i tha Fernando Carrera, profesor arti dhe ish-president i Shoqatës Profesionale të Restauruesve dhe Konservatorëve (ACRE) të Spanjës britanikes “The Guardian”. "Le t’i themi gjërat siç janë... Ata i shkatërrojnë gjërat."

Carrera është një nga njerëzit e artit që këkon një rregullore të re që përcakton qartë se kush duhet të lejohet t’i restaurojë veprat e artit.

Rasti më i famshëm i një restaurimi katastrofik është ai që iu bë në vitin 2012 “Ecce Homo”, një pikturë e Jezu Krishtit e bërë nga Elías García Martínez gati një shekull përpara në murin e një kishe në Borja, Spanjë. Versioni i restauruar u njoh si "Krishti majmun", një karikaturë që nuk kishte asgjë të përbashkët me origjinalin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy