Lala: Shullazi e kishte paralajmëruar Danin se i rrezikohej jeta

Lala: Shullazi e kishte paralajmëruar Danin se i rrezikohej jeta

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tha se viktima e atentatit të Rinasit, Gilmando Dani është paralajmëruar nga Emiljano Shullazi se duhet të bënte kujdes pasi i rrezikohej jeta. 

Sipas Lalës autorë të vrasjes së njeriut më të besuar të Emiljano Shullazit mund të jenë disa grupe, pasi në të shihet një bashkëpunim i disa strukturave.

“Burimet e mia thonë se Emiljano Shullazi e kishte paralajmëruar Gilmando Danin që të bënte kujdes sepse i rrezikohej jeta. Ai kishte kaluar me syze optike dhe nuk ka patur makinë të blinduar. 

Makina është shumë luksoze dhe është vendosur me xham vullkanik, por nuk ka qenë makinë e blinduar. Ai nuk kishte marrë masa se mund të ishte në rrezik. Bëhet fjalë për pak metra larg terminalit VIP, që pretendohet të jetë një vend i siguruar. 

Ata kanë patur bashkëpunim mes disa grupe kriminaleve, pasi ka patur probleme gjithë ditën me dritat në zonë dhe disa nga kamerat si kanë kapur momentin e largimit të vrasësve.”, tha Lala. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy