
Moti i keq ka krijuar një sërë problematikash kryesisht në furnizimin me energji elektrike në disa zona të Lezhës.
Gazetari Jul Simoni tha në një lidhje telefonike me studion e MCN Live se vijon të jetë i pezulluar lundrimi në Shëngjin duke qenë se dallgëzimi është 7-8 ballë.
Nuk raportohet për rrëshqitje dherash dhe bllokime rrugësh.
Gazetarja Bendis Druni tha se problematikë kryesore në Shkodër është era e fortë.
Nga ana tjetër në segmentin Prekal-Kir në Shkodër ka pasur rrëshqitje dherash.
Jemi zgjuar me erë të fortë dhe reshje shiu me intensitet mesatar.
Moti i keq ka krijuar vështirësi në segmentin Prekal-Kir në Shkodër, ku ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh.



