Arrestohet kosovari në Itali, dhunoi dhe mbylli në shtëpi bashkëjetuesen nga Shqipëria

Arrestohet kosovari në Itali, dhunoi dhe mbylli në shtëpi bashkëjetuesen nga Shqipëria

Xhelozia për parteneren me të cilën bashkëjetonte është bërë shkaku që ka çuar në burg një 28-vjeçar nga Kosova me banim në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në Spresiano, ku 28-vjeçari nga Kosova jetonte me një grua 44 vjeçe nga Shqipëria. Mediat lokale shkruajnë se prej disa muajsh, ai dyshonte se gruaja takohej me ish-të dashurin dhe e kishte dhunuar e mbyllur brenda në shtëpi.

Gruaja ka arritur të arratiset dhe është paraqitur në spital për ndihmë. Mjekët kanë konstatuar dhunë fizike dhe seksuale.

Ndërsa burri është arrestuar në afërsi të fabrikës ku punonte gruaja, pasi pronari ka njoftuar policinë kur konstatoi se priste jashtë kangjellave i acaruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy