Kina dhe Kuba kanë arritur një marrëveshje sekrete që Pekini të krijojë një bazë përgjimi elektronik në ishull, në atë që duket se është një sfidë e re për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një fakt i tillë raportohet nga Wall Street Journal duke cituar zyrtarë amerikanë, raporton Ansa.
Një bazë në Kubë, rreth 160 kilometra nga Florida, do të lejojë shërbimet e inteligjencës kineze të mbledhin komunikime elektronike në juglindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ndodhen shumë baza ushtarake amerikane.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.