Veliaj-Bashës: Sa të jem unë kryetar nuk të kalon leja për vilën e pestë

Veliaj-Bashës: Sa të jem unë kryetar nuk të kalon leja për vilën e pestë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velian, njëherazi edhe edhe drejtuesi politik i PS-së për kryeqytetin,  i ka dërguar nje mesazh të drejtëpërdrejtë Bashës gjatë një takimi ditën e sotme në Kavajë.

Veliaj ka deklaruar se për sa kohë do të jetë ai në krye të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Bashës nuk do t’i aprovohet leja e ndërtimit për vilën e 5-të.

Sipas kryebashkiakut Veliaj, Basha duhet të falë për qytetarët një nga 4 vilat që disponon dhe pastaj të aplikojë për një të pestë, duke e konsideruar veprimin e tij paturpësi.

“S’keni bërë gjë për tërmetin tha! Dakord, deri tani ne kemi bërë 1000 shtëpi private dhe kanë filluar dhjetra pallate. Po ti çfarë bërë për tërmetin? Ai bëri 4 vila dhe kishte ardhur në Bashkinë e Tiranës të aplikonte për vilën e pestë. I thashë: Vetëm po vdiqa unë do të kalojë leja për vilën e pestë. Ik fal një nga ato që ke sepse kjo është një paturpësi dhe pacipësi e pashoqe. Fal një nga ato që ke, pastaj eja apliko për vilën e 5. Unë s’jam kundër biznesit, por kur ndërton politikën mbi përçarjen, mbi frikën, mbi ndasitë, kur i sulesh çdo gjëje të mirë, atëherë trego me vepra që bën një gjë për popullin. Fal një nga ato që ke dhe po të japim vilën e 5-ë. Sa të jem unë kryetar bashkie nuk do të ketë vilë të pestë sepse çdo gjë ka një limit, ka një masë”, u shpreh Veliaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy