Call Centrat dhe Banka online/ Soko: Forex dhe JET Bank, dyshime për skemë mashtrimi për pastrimin e parave (VIDEO)

Call Centrat dhe Banka online/ Soko: Forex dhe JET Bank, dyshime për skemë mashtrimi për pastrimin e parave (VIDEO)

Call centrat dhe bankat online po ndryshojnë mënyrën e funksionimit në Shqipëri, ndërsa procesi i licencimit të bankave online duket se ka hapur diskutime për sigurinë e sektorit financiar. 

 

Sipas ekspertit të ekonomisë, Pano Soko, në MCN Live disa platforma investimi që funksionojnë në kuadër të call centerave nuk janë thjesht shërbime të ligjshme për klientët, por mund të shndërrohen në skema mashtrimi dhe pastrimi parash. 

 

Belind Këlliçi ishte konkret, shigjeta e tij shkon te objekti dhe ai ishte i drejtpërdrejt dhe tha është kjo banka që ai dyshon se e gjitha po bëhet për të facilituar procesin e aktivitetin kriminal. Forex është një degë e call center; kemi ato të ligjshme si shërbimet e klientit, por nëse do mund ta bësh të paligjshëm duke mashtruar njerëzit dhe kjo është ajo degë e call centerave që jemi të shqetësuar të gjithë si shoqëri. 

 

Platforma e investimit online është një platformë mashtrimi, pra është një skemë e ndërtuar për tu shitur si një skemë, por janë një grup njerëzish mashtruesish që kanë në target mashtrimin duke të marrë para. Gjyqi i fundit i pastrimit të parasë është banka dhe ideja është që për të mbyllur skemën atyre u duhet një licencë banke. 

 

Duke pasur një bankë të tyre, i gjithë aktiviteti i forex mund të penetrojë aty brenda për të futur paratë e pista. Nëse do e coja dyshimin tim deri në fund, forex do i duhej një bankë për të marrë paratë e tyre dhe për ti pastruar.

 

Soko shtoi se situata me JET Bank ngre hijet e dyshimit, pasi çështja e plotësimit të kapitalit fillestar duket e qartë. 

 

Nëse ata i kanë paratë e pastra, nuk ka asnjë problem për punën e licencimit të bankës. Por dyshuese do të ishte fakti nëse këto para vijnë nga rrugë që nuk shohim deri në fund. Patjetër duhet të ngrihet një alert. Tregu bankar në Shqipëri është i saturuar; nuk kemi më vend për konkurrencë të ndershme dhe të krijosh rrugën tënde pa u shtypur nga të mëdhenjtë që të kalojnë sipër. 

 

Sot kemi gati 11 licenca që kanë gjetur vendin e tyre në treg, dhe çdo tentativë e re për tu futur është e vështirë. Nuk është se s’ka rrugë nga pikëpamja e tregut, por për këtë arsye mendja shkon tek mashtrimi. Ideja është të mos e lejojnë të funksonojë nëse kemi këto dyshime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy