Trendi i ri i apartamenteve të luksit, kopsht në çati (FOTO)

Trendi i ri i apartamenteve të luksit, kopsht në çati (FOTO)

Nga kopshti në tavolinë. Kur mendon për një rrugë kaq të shkurtër të perimeve dhe frutave, mendja të shkon menjëherë te një fermë. Por një e tillë mund të ndërtohet edhe në qindra metra lartësi.

Një kompleks luksoz apartamentesh në Nju-Jork e ka bërë realitet këtë ide.

Në Brookyn, një pallat luksoz ka një ballkon gjigant në të cilin rrietn fruta, perime, lula dhe erëza.

Kopshti është ndërtuar në katin e tetë të pallatit 18-katësh, ndërtimi i të cilit përfundoi në prill. Banorët mund të blejnë secili hapësirën e vet, për të kultivuar aty frutat dhe perimet e preferuara.

Ndërtesa është pjesë e një projekti me vlerë 6 miliardë dollar, i cili përfshin ngritjen e 14 ndërtesave rezidenciale me 6430 aparatamente, të cilat përfundojnë në vitin 2025.

Ideja ka ardhur nga arkitektët e studios “Cookfox” dhe synon t’i lidhë banorët sa më shumë me natyrën. / Bussines Insider / G.S. /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy