
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore në kryqytet më 9 nëntor.
Vendimi u mor pasi Erion Veliaj kërkoi që dekreti i kreut të shtetit të shpallej i pavlefshëm dhe të pezulloheshin zgjedhjet e parakohshme.
Gjykata Kushtetuese vendosi njezëri të kalojë çështjen me kërkues Erjon Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 Tetor 2025.
Sipas Begajt shkarkimi i Veliajt nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Këshillit Bashkiak, ishte bazuar në nenin 62 të ligjit për qeverisjen vendore që lidhet me mungesën në detyrë për tre muaj dhe jo në nenin 115 të Kushtetutës, që parashikon rastet e shkeljeve të rënda.
Veliaj u shkarkua nga Këshilli i Ministrave pas kërkesës së Këshillit Bashkiak të Tiranës, me arsyetimin se kishte munguar më shumë se tre muaj në punë.
Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që prej shkurtit të këtij viti, pasi akuzohet për një seri akuzash, nga korrupsioni te pastrami i parave.



