Katër muaj dyerve të Ujësjellësit/ "Xhadat" zgjidh problemin e qytetarit (VIDEO)  

Katër muaj dyerve të Ujësjellësit/ "Xhadat" zgjidh problemin e qytetarit (VIDEO)  

Pas denoncimit të mbërritur në redaksinë e emisionit “Xhadat” gazetarët u nisën drejt Ballshit pasi ndërmarrja e Ujësjellës- Kanalizime Mallakastër prej katër muajsh nuk po i zgjidhte problemin qytetarit Bujar Nuhaj.

Ai ka dy kontrata me këtë ndërmarrje, një kontratë familjare dhe një biznesi, por për shkak të gabimit të punonjësve të Ujësjellësit i ishte bërë kryqëzim matësash.

Kjo do të thotë se ujin që ka harxhuar në familje ja faturojnë me çmimin e biznesit dhe anasjelltas. Denoncuesi deklaroi se në biznes kishte një konsum fare minimal, ndryshe nga familja.

Tarifat për metër kub/ujë në biznes janë disa herë më të larta se ato për konsum familjar. 

Në muajin korrik u vendosën matësat e rinj dhe të dhënat e matësit të biznesit, kanë kaluar tek familjari, ndërsa të dhënat e familjarit kanë kaluar tek biznesi.

Kam shkuar tek dega e shitjes në Mallakastër më kanë thënë që komunikova me shefin e ndërmarjes që tani është në Fier me thonë që nuk zgjidhet ky muhabet do t’i paguash ti.

Lidhur me këtë problem “Xhadat" ju drejtuan ndërmarrjes së Ujësjellës - Kanalizime Mallakastër. 

Përgjegjësia e debive pranë Ujësjellës - Kanalizime Mallakastër u shpreh se faturisti kishte bërë një gabim, dhe kërkesa për zgjidhje i ishte dërguar ndërmarrjes së Fierit. 

Atëhërë gazetarët bashkë me denoncuesin u nisën drejt Fierit. Z. Nuhaj takoi drejtorin e shitjeve të Ndërmarrjes së Ujësjellës- Kanalizime Fier, i cili u shpreh se nuk ka marrë asnjë ankesë në lidhje me këtë rast nga dega e kësaj ndërmarrje në Mallakastër.  Ai kërkoi nga ana e qytetarit lënien e ankesës me shkrim, duke i premtuar zgjidhje.

Ndonëse u sorrollat për katër muaj, për shkak të gabimit të faturistit, problemi i zotit Nuhaj pas denoncimit të “Xhadat” u zgjidh brenda pak ditësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy