
Në emisionin “Fol” në MCN TV, çështja e rindërtimit të pallateve në Durrës, të cilët pas tre vitesh janë ende pa strehë, ndërkohë që pallatet e tyre nuk janë shembur.
Njëra nga banoret tha se shtëpia e saj është në një pallat 12 katësh ku problematika ka filluar që në tërmetin e 21 shtatorit, pasi goditjen e parë e mori aty.
Ndërkohë krahas pallatit të saj, aty pranë është edhe një pallat tjetër 11 katësh, që është anuar dhe është klasifikuar për shembje.
Si banorë aplikuan pranë njësisë administrative, përfituam një bonus, por nuk e morëm se duhet të kalonte shuma në janar.
Nuk e morëm se ndodhi tërmeti i 26 nëntorit. Jam kati i parë banim, dhe goditjen më të madhe e kanë pasur katet e para dhe të dyta. Totalisht shtëpia ime doli e pabanueshme.
Tre grupe ekspertësh, italian, izraelit dhe shqiptarë na kanë nxjerrë me forcë. Që nga dita e tërmetit nuk jam futur më. Ekspertiza filloi pas dy ditësh, pallati ynë ka pasur tre grupe inspektimi.
U larguam, morëm dhe bonusin e qirasë dhe akomodimin pas tërmetit në hotele. Më vonë filluam me aplikimin e granteve, se godina jonë 42, u vlerësua me një dëm DS3.
Pas disa shqyrtimeve të tjera edhe nga instituti dhe bashkia, u vendos për godinën time për DS3, ku secili nga banorët do të përfitonte një grant, një pjesë aplikuan dhe përfituan.
Një pjesë ishin emigrantë dhe ishin jashtë. Shumica nuk kanë përfituar si rezultat i mosqenies aty.
Pas aplikimi për grante shumica e banorëve nuk kishin ku të iknin, dhe nga kati i pestë dhe lartë vazhduan të banojnë aty.
Banorja tha se me vendimin e ndryshuar në 25.02.2022 thuhet se godina nr.42, me vendim të dytë nga Këshilli Bashkiak, është vendosur se do të prishet dhe vendimi i detyronte banorët që brenda dy ditësh të zbraznin të gjithë pallatin.
Sot është data 15 mars, dhe më 15 mars të vitit të kaluar na u desh të zbraznim banesat. Nuk ishim të informuar për vendimet e pushteti vendor për fatin e pallatit, nuk na u la kohë.
Tani na thuhet largoni gjithçka nga pallati. U bë një vit i tërë që po presim për shembje.
Lashë çelësat, gjithçka hapur dhe i morën të tjera, gjithçka u vodh, nuk e di kush i mori, pallati u boshatis, dyer, dritare, gjithçka. Për mua ishte goditja e dytë nga tërmeti.
Për blerjen e banesave kemi marrë dhe kredi. Kur marrim kredi e sigurojmë shtëpinë dhe kjo do të thotë se siguracioni është i detyruar të shlyejë.
Kemi një vit që pallati nuk shembet dhe në fund siguracioni na thotë që nuk paguan, se e duam me video që është shembur. Nuk bazohet tek vendimi i Këshillit Bashkiak, por kërkon video.
Me vendim thuhet se pas shembjes do të ndërtohet në të njëjtin truall. I kam bërë kërkesë bashkisë, se ku do shkojmë nesër, por jemi pa përgjigje.
Bonusi merret nga numri i anëtarëve, për tre anëtarë 200 mijë lekë të vjetra. Kam dhe një akt konstatimi se pallati ynë ka dalë jashtë projektit, ka 3 kate shtesë, pasi ishte projektuar për 9 kate.
Një tjetër banor tha se pallati i tij prej 11 kate nuk ka asnjë pilotë, por se ka vetëm 85 centimetër pllakë betoni.
Prokuroria thotë se ky pallat nuk mund të ekzistojë më. Vendimi për shembjen është marrë në 25.02.2022 për tu shembur.
Një tjetër banor tha se pallati nga tërmeti është anuar 54 centimetër dhe përbën rrezik.
Banorja e një pallati 5 katësh të vjetër te lagja nr.18, i cili është shembur, thotë se kanë tre vjet që shkonin në bashki dhe iu është premtuar se do të rindërtohet aty ku ka qenë.
Bonusin e kemi marrë, tani kemi 3-4 muaj, kam shkuar te komuna, dhe më tha kur është puna për fjalën e keqe, na e lënë ne të komunës. Na thanë nuk do rindërtohet aty.
Na ka ardhur njoftim nga bashkia. Na kanë thënë për në Kënetë, por ne nuk do firmosim.
Kryetarja na ka thënë prona është e juaja, bashkohuni të gjithë bashkë dhe ndërtojeni vetë.
Projekti për rindërtimin na është prezantuar prej dy vite e gjysmë, ndërkohë tani na thonë do na shkojnë te Këneta.
Na kanë thënë se dhe në Kënetë aty ku do merrni është prona juaj, mund ti bëni çfarë të doni.
Duan të në internojnë në Kënetë, se atje është një kanal i madh ku depozitohen të gjitha plehrat e Durrësit. Nuk e meritojmë ne të shkojmë atje.



